Lyra Demaj

Bashkëpunëtore Ligjore

Lyra është Legal Associate në firmën tonë dhe ka përfunduar Masterin e Avancuar në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare të Biznesit në Leiden University, në Holandë. Ajo është e specializuar në të Drejtën e Konkurrencës, të Drejtën Korporative, të Drejtën e Pronësisë Intelektuale dhe Arbitrazhin, me interes të veçantë në ndërthurjen e së drejtës së biznesit ndërkombëtar me kuadrin rregullativ.

Formimi i saj akademik dhe profesional pasqyron përkushtimin e saj në trajtimin e çështjeve komplekse juridike nga perspektiva vendore dhe ndërkombëtare. Me aftësi të forta analitike dhe përkushtim ndaj zhvillimit të vazhdueshëm profesional, Lyra ofron këshillim juridik të kujdesshëm, të saktë dhe praktik për klientët në një gamë të gjerë çështjesh.

Kualifikimet akademike
LLM në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare të Biznesit, Leiden University

Gjuhët: Shqip, Anglisht

Ekipi Ynë

Valon Basha

Avokat dhe Partner Menaxhues, Basha Kraja

Valon Basha, Partner Menaxhues në Basha & Kraja, ka mbi 20 vite përvojë ligjore në arbitrazh, të drejtën tregtare dhe energji. Ai ka udhëhequr parkun e parë diellor në Kosovë, ka formësuar qeverisjen korporative dhe shërben në borde kryesore ligjore.

Vegim Kraja

Avokat dhe Partner Menaxhues, Basha Kraja

Vegim Kraja, një avokat me 20 vite përvojë, është i specializuar në të drejtën tregtare, Blerje dhe Bashkime (M&A) dhe rregulloret e energjisë. Ai ka këshilluar për privatizimin, politikat dhe projektet energjetike, duke shërbyer si për klientë qeveritarë ashtu edhe privatë.

Elona Çoçaj

Bashkëpunëtore Ligjore

Elona, bashkëpunëtore ligjore nga Prizreni, është e diplomuar në nivelin Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Prishtinës. Ajo shkëlqen në analizimin e çështjeve komplekse ligjore dhe ofrimin e zgjidhjeve praktike.

Arlinda Xhafolli

Bashkëpunëtore Ligjore

Arlinda, bashkëpunëtore ligjore, është e diplomuar në nivelin Master në të Drejtën Civile dhe Pronësore në Universitetin e Prishtinës. Ajo është e specializuar në të drejtën civile, duke ofruar zgjidhje profesionale dhe të përshtatura për të plotësuar nevojat e klientëve.

Ernea Morina

Praktikante Ligjore

Ernea Morina është studente e drejtësisë në City St George's, University of London, dhe aktualisht mbështet ekipin tonë si praktikante ligjore. Me interes të përqendruar në të drejtën bankare, të drejtën e kontratave dhe ndërmjetësimin, ajo kontribuon në hulumtime ligjore, përgatitje dokumentacioni dhe përgatitje të çështjeve në fusha të ndryshme.

Hana Arenliu

Praktikante Ligjore

Hana Arenliu është juriste dhe ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi dhe Shoqëri (LL.B. Law in Society) në Vrije Universiteit Amsterdam. Aktualisht, ajo punon si Legal Intern në firmën tonë, ku mbështet ekipin në një gamë të gjerë çështjesh juridike, me interes të veçantë në të drejtën tregtare dhe korporative.

Gati për të Zgjidhur Sfidat Tuaja Ligjore?

Fillo Konsultimin